Videoja virale – Hoxha: Mos i thuani shokut “o bir”, është haram

0
400

Te një pjesë e të rinjve shqiptar vazhdon te jetë në trend një shprehje mjaft e përhapur se si e thërrasin njëri tjetrin. “O bir” është një fjala që e kemi dëgjuar shpesh tek të rinjtë tanë duke e thirrur njëri-tjetrin. Kjo fjalë tek të rinjtë shqiptar përdoret më së shumti në Kosovë, por edhe në Maqedoni.

Në rrjetin social “Tik – Tok”, njëri nga hoxhallarët ka shkuar viral me një këshillë të tij. Ai ka këshilluar të rinjtë që të mos i thërrasin shokët e tyre “o bir”, dhe babain me “o plak”. Sipas tij kjo është haram dhe është ndikim nga “shejtani”. “Nuk jena t’u bo hajgare. Haram është me i than shokut “o bir”, edhe babës me “o plak”. Shejtani vllëzër luan me trunin e njerëzve”- tha hoxha. Videoja e publikuar ka marrë shumë pëlqime dhe shpërndarje.

Shiko videon më poshtë:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here