Agjencia e Standardeve të Ushqimit në Mbretërinë e Bashkuar ka thënë se produktet e vezëve Kinder Suprise janë tërhequr për shkak të një “lidhjeje të mundshme me prezencën e salmonelës” ku janë gjetur 57 raste, me pak më shumë se tre të katërtat e atyre që janë fëmijë të moshës pesë vjeç e poshtë. Prindërve u kërkohet të mos u japin fëmijëve të tyre disa vezë çokollate Kinder Surprise për shkak të pranisë së mundshme të salmonelës.
Ferrero, e cila e ka në pronësi markën Kinder, i ka tërhequr tufat e vezëve të saj individuale prej 20 g dhe ato që vijnë në paketimetrivezëshe para datës së skadimit mes 11 korrikut 2022 dhe 7 tetorit 2022.Prodhuesi i çokollatës Kinder tha se vezët ishin bërë në Belgjikë.Kompania tha në një deklaratë:
“Ferrero po bashkëpunon me Agjencinë e Standardeve të Ushqimit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Autoritetin e Sigurisë Ushqimore të Irlandës për një lidhje të mundshme me një numër rastesh të raportuara të salmonelës.“Megjithëse asnjë nga produktet tona Kinder të lëshuara në treg nuk ka rezultuar pozitiv për salmonelën dhe nuk kemi marrë asnjë ankesë nga konsumatorët, ne po e marrim këtë shqetësim jashtëzakonisht seriozisht pasi kujdesi ndaj konsumatorit është prioriteti ynë kryesor”.
Tutje, deklarata thotë se ”ne i marrim çështjet e sigurisë ushqimore jashtëzakonisht seriozisht dhe sinqerisht kërkojmë falje për këtë çështje”.
Tërheqja e vezëve Kinder nga tregu vjen disa javë para festës së Pashkëve, kur Ferrero shpresonte për një rritje të shitjeve.Duke e konfirmuar tërheqjen, FSA tha: “Kjo ka të bëjë me mundësinë e një shpërthimi të salmonelës. Një numër prej këtyre rasteve kanë qenë fëmijë të vegjël”.Agjencia FSA në fjalë gjithashtu inkurajon njerëzit që i kanë blerë një nga produktet ta kontaktojnë Ferrero për një rimbursim.
FSA tha se vezët Kinder Surprise ishin prodhuar të gjitha në të njëjtën fabrikë.Produkte të tjera Ferrero nuk mendohet të preken.Bakteret e salmonelës mund të shkaktojnë helmim nga ushqimi dhe simptomat zakonisht përfshijnë diarre, ngërçe në stomak, nausea, të vjella dhe ethe.
Sëmundja tenton të largohet pas disa ditësh, por simptomat mund të jenë më të rënda dhe të rezultojnë me hospitalizim, veçanërisht te të rinjtë dhe ata me sistem imunitar të dobësuar./Sky News