Vetvritet një person në Prizren

0
636

Një rast i vetvrasjes është raportuar në stacionin policor në Prizren.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se fillimisht është raportuar për një plagosje, ku posa njësitë policore kanë arritur në vendin e ngjarjes kanë kontaktuar me dëshmitarin (babain e viktimës) i cili ka deklaruar se viktima mashkull kosovar ka kryer vetvrasje.

Një ekipë e emergjencës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kostatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:10 në Prizren.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është sekuestruar një armë zjarri AK 47 me të cilën dyshohet se viktima ka kryer aktin.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.

VETËVRASJE Prizren 07.09.2022 – 20:10. Fillimisht është raportuar për një plagosje, ku posa njësitë policore kanë arritur në vendin e ngjarjes kanë kontaktuar me dëshmitarin (babain e viktimës) i cili ka deklaruar se viktima mashkull kosovar ka kryer vetëvrasje. Një ekipë e emergjencës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është sekuestruar një armë zjarri AK 47 me të cilën dyshohet se viktima ka kryer aktin. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here