Vetura godet dy këmbësorë në Rahovec, njëri vdes duke e dërguar në emergjencë

0
56

Një aksident trafiku me fatalitet ndodhi dje në fshatin Nagavc të Rahovecit.

Atje një person ka humbur jetën pasi bashkë me një tjetër u goditën nga një veturë, për shoferin e së cilës policia tha se e ka arrestuar dhe se gjatë aksidentit ai ka humbur kontrollin dhe nga pakujdesia e ka shkaktuar incidentin tragjik.

“Njëri prej tyre duke u dërguar në emergjencë me ndihmën e shpejtë ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor, ndërsa viktima tjetër pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar”, tha policia në raportin 24-orësh.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./Express/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here