Vetullat e drejta po bëjnë namin kudo, do të “guxonit” ta provonit këtë trend?

0
450

Trendet e bukurisë ndryshojnë çdo ditë dhe ndonjëherë e kemi të vështirë t’i ndjekim të gjitha. Kësaj radhe vëmendje të veçantë kanë marrë vetullat e drejta.

Ato po bëjnë namin në platformën “TikTok” dhe i shohim tek influenceret, modelet, aktoret e Hollivudit, por edhe tek njerëz të përditshmërisë të cilët kanë nisur të përqafojnë këtë stil të ri. Hashtag-u “#vetullatëdrejta” ka grumbulluar deri tani 323.2 milionë shikime, duke ia marrë fronin trendit të vetullave të holla i cili u rikthye vitin e kaluar. Të gjithë e dimë se vetullat janë shumë të rëndësishme pasi i japin fytyrës personalitet, nxjerrin në pah formën dhe luajnë një rol thelbësor në komunikim. Sipas përdoruesve të rrjeteve sociale, vetuallat e drejta shkojnë një hap më tej. Ato i japin syve një pamje më të ngritur e cila krijon idenë e një operacioni plastik.

Vetullat e drejta po bëjnë namin kudo, do të "guxonit"
Vetullat e drejta po bëjnë namin kudo, do të "guxonit"

Si arrihet ky “look”?

Në video-t të cilat kemi parë, vajzat e rregullojnë formën e vetullave duke hequr pjesën fundore e cila natyralisht shkon për poshtë. Në mënyrë që vetulla të mos ngelet bosh, fillimisht duhet lyer me një pomadë e cila është në nucanën që ju përdorni zakonisht. Kini kujdes të mos e teproni me heqjen e qimeve të cilat ndodhen në zonën e harkut, pasi kështu mund të prishni formën dhe vetullat nuk rriten sërish me lehtësi. Një mënyrë tjetër sesi mund të krijoni vetullat e drejta është me anë të një korrektori për sytë. Me të ju mund të mbuloni bishtin e vetullës dhe fillimisht të shihni nëse ju pëlqen ndryshimi. Më pas mund të merrni një laps të hollë dhe të rikrijoni formën e drejtë që dëshironi të bëni. Nëse vini re se kjo formë nuk ju shkon, as mos tentoni të merrni piskatoren!

Vetullat e drejta po bëjnë namin kudo, do të "guxonit"
Vetullat e drejta po bëjnë namin kudo, do të "guxonit"

A i shkojnë vetullat e drejta çdo forme fytyre?

Estetistet dhe artistet e grimit të Hollivudit shprehen se kjo formë, ndondëse është shumë e kërkuar për momentin nuk i shkon çdokujt. Një vetull më e drejtë ndihmon për të krijuar idenë e një fytyre më të shkurtër. Pra vajzat me fytyra më të gjata dhe të imëta do të ngjanin shumë bukur. Ndërkohë, vajzave me fytyrë në formë zemre ose me formë më të rrumbullakët u shkojnë vetullat me hark.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here