Vetëvendosje prezanton kandidatët për deputet në Prizren, Kurti: Kemi listën më të mirë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

0
164

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sonte në Prizren prezantimin zyrtar të kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovës, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen më 28 dhjetor.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kandidati për Kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili prezantoi kandidatët për deputet, duke theksuar se kjo është lista më e mirë që i ofrohet qytetarëve në këto zgjedhje.

Kurti u shpreh se kandidatët e Vetëvendosjes përfaqësojnë profesionalizëm, integritet dhe përkushtim për ndryshim, duke shtuar se Prizreni dhe e gjithë Kosova kanë nevojë për përfaqësim të denjë në Kuvend.

Aktiviteti u përcoll me interesim nga mbështetësit e saj, ndërsa u tha se do të vazhdojnë takimet me qytetarë në të gjitha komunat e Kosovës deri në ditën e zgjedhjeve./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here