Vetëvendosje merr shumicën dërrmuese të votave të diasporës, LDK katër vota më pak se PDK

0
76

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon të publikojë të dhëna të reja lidhur me numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike. Sipas përditësimit të fundit të bërë mëngjesin e 28 shkurtit, nga 93.02 për qind e votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje prin me 80.75 për qind apo 10.898 vota.

Në vendin e dytë është Partia Demokratike e Kosovës me 1.010 vota apo 7.48 për qind. Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar katër vota më pak se PDK-ja, përkatësisht 1.006 apo 7.45 për qind të votave.

Ndërkaq, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Konservatorët e Intelektualët me 1.93 për qind apo 260 vota.

Numërimi i votave nga diaspora për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit ka nisur pasditen e 26 shkurtit.

Për herë të parë, Kosova organizoi votim fizik të pjesëtarëve të diasporës në përfaqësitë diplomatike të vendit në botë.

Votimet e 8 shkurtit u mbajtën në 43 vendvotime në 16 ambasada dhe 14 konsullata të Kosovës, në 19 shtete të ndryshme të botës.

Pjesëmarrja ishte e lartë, përkatësisht votuan 73.56 për qind të votuesve apo 15.552 persona. Për votime në përfaqësi diplomatike ishin regjistruar 20.324 votues.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here