Vetëvendosje arrin koalicion në Prizren me partinë e Albert Kinollit, PREBK

0
89

Vetëvendosje në Prizren ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me partinë e komuniteteve joshumicë PREBK, të udhëhequr nga Albert Kinolli, shkruan 04 Online.

Lajmin e ka bërë të ditur kandidati për kryetar, Artan Abrashi, duke theksuar se në takim mori pjesë edhe Sejnur Veshall, i propozuar nga Albin Kurti për ministër të Zhvillimit Rajonal.

Postimi i plotë i Artan Abrashit

🤝 Bashkë për Prizrenin multietnik!

frymën e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë, sot u hodh një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit për një Prizren multietnik, gjithëpërfshirës dhe solidar.

Sot arritëm marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e PREBK-së, z. Albert Kinolli, deputet që përfaqëson me dinjitet komunitetin rom të Prizrenit. Në takim ishte i pranishëm edhe bashkëpartiaku dhe aktivisti i parë rom në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Sejnur Veshall, i cili, për herë të parë në historinë e Kosovës, u propozua ditë më parë për postin e Ministrit të Zhvillimit Rajonal nga Qeveria Kurti.

Ky bashkëpunim shënon një bashkim forcash për të avancuar mirëqenien sociale, zhvillimin kulturor dhe përmirësimin e infrastrukturës për komunitetin rom në Prizren. Ai reflekton vizionin tonë të përbashkët për një qytet që respekton diversitetin dhe promovon barazinë në çdo fushë të jetës publike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here