Partitë opozitare, kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme kundër vendimit të ZRRE për shtrenjtimin e rrymës.
Në seancë nuk janë parë të pranishëm deputetët e VV-së e as ministrat e Qeverisë Kurti, përveç atij të Shëndetësisë, Rifat Latifi, shkruan Reporteri.net.
Mosprezenca e tyre është kritikuar nga partitë opozitare.
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se pushteti po ikë nga përgjegjësia, ashtu siç ka ikur që nga marrja e mandatit.
Seanca e jashtëzakonshme është thirrur në bazë të kërkesës së 40 deputetëve opozitarë. /Reporteri