Organizata e Veteranëve të Luftës Çlirimtare të Kosovës (UÇK), gjatë ditës së hënë pritet të mbajë protestë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social në Facebook, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL, UÇK-së, Faton Klinaku, njoftoi se një veteran i luftës nuk mund te jetojë me 170 euro në muaj.
Duke e ditur se lufta e tyre, u ka mundësuar liderëve të ulen tash në karriga të pushtetit, ai po ashtu ka njoftuar se protesta do të mbahet para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, prej orës 10:00.
“Edhe veterani i luftës së UÇK-së ka familje, dhe nuk mund të jetojë me 170€. Lufta e tij ua ka mundësuar që të uleni në kolltuçe. Prandaj, të hënën me datë 6 qershor 2022 prej orës 10:00, para Kuvendit të Kosovës, protesto kundër shkeljes së të drejtave të tij”, shkroi Klinaku.