Bashkatdhetarë të cilët i kanë kaluar disa ditë në Kosovë për të festuar me familjarët e tyre për festat e fund vitit, kanë krijuar kolona të gjata në dy pikë kalimet kufitare, pasi po kthehen në vendet e tyre në shtetet e Evropës, aty ku jetojnë e veprojnë.
Sipas një njoftimi nga Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (raporti i orës 15:27) bëhet e ditur se në pikë kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë pritja për të dalë nga Kosova është 180 minuta, ndërsa kolonat janë 2300 metra, raporton SO.
Poashtu, edhe në pikën kufitare në Merdar pritjet janë të mëdha, ku sipas QKMK-së bëhet e ditur se pritjet për të dal nga Kosova janë 300-360 minuta, ndërsa kolonat janë 3000 metra.
Kolona raportohet të ketë edhe në pikat kufitare si Muçibabë ku pritjet janë 120 minuta dhe në pikën kufitare Mutidovë ku pritjet për të dal nga Kosova janë 90-120 minuta.
FLUKSI NË PIKAT E KALIMIT KUFITAR
Pikat e Kalimit Kufitar | Hyrje (min) | Dalje (min) | Kolona (metra) Hyrje | Kolona (metra) Dalje |
Qafë e Prushit | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Qafë e Morinës | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Kullë | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Bërnjak | 03.05 | 03.05 | 00 | 00 |
Glloboqicë | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Stançiq | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Vërmicë | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Hani i Elezit | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Jarinje | 03-05 | 10-15 | 00 | 80 |
Mutivodë | 03-05 | 90-120 | 00 | 250 |
Muçibabë | 03-05 | 120 | 00 | 1000 |
Dheu i Bardhë | 03-05 | 180 | 00 | 2300 |
Merdarë | 03-05 | 300-360 | 00 | 3000 |