Japonezët njihen për qasjen e tyre unike ndaj mirëqenies: ata kombinojnë spiritualitetin me kujdesin për trupin dhe shpesh gjejnë mënyra të thjeshta, por të efektshme për të ruajtur ekuilibrin fizik e mendor.
Në vend që të mbushin palestrat, shumë japonezë kanë përdorur objekte të zakonshme të shtëpisë për ushtrime. Një prej tyre është peshqiri pambuku, i cili, sipas filozofisë japoneze, bart energjinë e diellit, ujit dhe mineraleve, duke sjellë përfitime për trupin.
Nga kjo ide lindi edhe një teknikë që sot po bëhet virale: “truku me peshqir pesë minutash”.
Si lindi kjo metodë?
Ushtrimi u krijua nga Dr. Toshiki Fukutsuji, specialist japonez i refleksologjisë dhe masazhit. Prej më shumë se një dekade, ai ka pohuar se ky ushtrim:
përmirëson qëndrimin e trupit,
redukton dhjamin abdominal,
forcon muskujt e shpinës,
lehtëson dhimbjet e mesit.
Sipas doktorit, yndyra e tepërt rreth barkut shpesh lidhet me një pozicionim jo të rregullt të legenit. Me këtë teknikë, legeni korrigjohet gradualisht, duke ndihmuar trupin të humbasë centimetra dhe të rifitojë ekuilibrin.
Shtrihuni mbi një sipërfaqe të fortë (si dyshemeja)..Vendosni një peshqir të mbështjellë horizontalisht nën pjesën e poshtme të shpinës. Shtrini krahët sipër kokës, duke bërë që gishtat e vegjël të prekin njëri-tjetrin. Bashkoni gishtërinjtë e mëdhenj të këmbëve, duke i kthyer paksa nga brenda.
Qëndroni të relaksuar në këtë pozicion për 5 minuta..Ekspertët sugjerojnë ta përsërisni ushtrimin disa herë në ditë për të përfituar efektet maksimale.
Përfitimet:
Korrigjon qëndrimin e trupit
Nxit qarkullimin e gjakut
Lehtëson dhimbjet e mesit
Forcon muskujt e barkut e shpinës
Ndihmon trupin të duket më i tonifikuar
Kujdes i nevojshëm
Kjo metodë është e thjeshtë, por nuk rekomandohet pa këshillën e mjekut për ata që kanë probleme serioze të shpinës. Për rezultate afatgjata, duhet kombinuar me një dietë të ekuilibruar, gjumë cilësor dhe hidratim të mjaftueshëm.
Ky ushtrim nuk është thjesht një “truk” për bark të sheshtë, por një shembull i filozofisë japoneze për një jetë të shëndetshme dhe të balancuar.