Vetëm në 24 orët e fundit: Një aksident me fatalitet dhe dhjetëra të lënduar në trafikun e Kosovës

0
67
Foto: Ilustrim

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës ka raportuar për situatën e sigurisë në trafik dhe aktivitetet operative gjatë 24 orëve të fundit. Sipas raportit, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa 22 aksidente të tjera kanë rezultuar me persona të lënduar. Po ashtu, janë regjistruar edhe 21 aksidente me dëme materiale.

Në kuadër të monitorimit të trafikut, janë shqiptuar gjithsej 1,752 tiketa, ndërsa nuk është regjistruar asnjë shkelje për shkeljen e ligjit COVID-19.

Për sa i përket veprimeve policore, janë arrestuar 18 persona, nga të cilët 13 janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që nuk ka pasur ndalime të tjera apo persona të ndaluar për vuajtjen e dënimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here