Vetëm gjatë Qershorit, Kosova ka importuar më shumë se 13 milionë euro nga Serbia

0
198

Për herë të parë në periudhën e pasluftës, në Mitrovicën e Veriut, ditëve të fundit është vënë re mungesa e produkteve nga Serbia, prania e të cilave është zvogëluar dukshëm  edhe në komunat e tjera të Kosovës. Por, ndryshe flasin të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Sipas drejtorit, Ismail Sahiti, vetëm gjatë muajit Qershor, Kosova ka importuar më shumë se 13 milionë euro nga Serbia.

Mungesa e produkteve nga Serbia në tregun e Kosovës, është kompensuar me produkte nga vendet tjera të rajonit, gjë që sipas kryetarit të odës ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna,  deri më tash nuk janë prekur interesat e bizneseve vendëse.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, nga Serbia më së shumti importohen pijet alkoolike. Por krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është shënuar rënie të importit nga ky vend për 60 për qind.

Mungesa e produkteve të Serbisë në mjediset e banuara me shumicë serbe, sipas Odës ekonomike të Kosovës, është rezultat i masës së Qeverisë ndaj këtyre produkteve, por edhe luftës efikase të organeve të rendit kundër kontrabandimit të mallrave.

Në bazë të të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vendi ynë më së shumti importon nga Serbia, Turqia, Kina dhe Gjermania.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here