Vetdorëzohen në polici edhe disa anëtarë të familjes Likaj, tre të tjerë ende në kërkim

0
5921

Edhe të dyshuar për plagosjen e dyfishtë më 22 maj të këtij viti në Prizren, janë vetdorëzuar në polici pasditen e së martës.

Policia ka njoftuar se sot janë dorëzuar Shaqir dhe Isuf Likaj pas shpalljes në kërkim nën dyshimet për kryerjen e veprave penale Vrasje e rëndë në tentative, Lëndim i rëndë trupor, Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve si dhe Pjesëmarrje në rrahje.

Ndërkaq, dje gjatë ditë Gazeta Sinjali ka njoftuar se në Polici është dorëzuar edhe Abedin Likaj.

Kujtojmë se vëllezërit Shaqir e Hajdin Likaj janë akuzuar për vrasjen e vëllait të tyre, Kujtim Likaj, në vitin 2015.

Ata akuzoheshin se më 31 gusht 2015, me dashje direkte dhe me paramendim ndërmarrin veprime me përdorim të armëve të zjarrit, duke e privuar nga jeta vëllain e tyre. Incidentit tragjik i kishte paraprirë një mosmarrëveshje e mëhershme si dhe konflikti verbal në ditën kritike lidhur me kalimin e automjeteve të dasmorëve nëpër rrugën e tyre të përbashkët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here