Një vetaksident tragjik ka ndodhur sot në fshatin Reqan të Prizrenit.
Më konkretisht në kilometrin e parë në drejtim të fshatit Lubinjë e Epërme, policia thotë se një veturë ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga një lartësi rreth 30 metra.
Sipas asaj që thotë policia, për pasojë të aksidentit, pasagjeri i moshës 70 vjeç ka ndërruar jetë.
Shoferi është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile.
Policia në Prizren thotë se të gjitha njësitë relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin./Lajmi.net