Një vetaksident ka ndodhur në fshatin Sopijë të Suharekës, ku është lënduar vozitësi i veturës.
Policia bën të ditur se vozitësi është dërguar për tretman mjekësor.
“Vozitësi mashkull kosovar me veturë dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar vetë aksident trafiku, ku si pasojë është vetë lënduar. Vozitësit është dërguar për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.