Mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, mosrespektimi i rregullave në trafik dhe kushtet atmosferike janë disa nga arsyet që shkaktohen aksidentet në trafik.
Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëm rreth orës 23:00 edhe në qytetin e Prizrenit, raporton SO.
Sipas informacioneve bëhet e ditur se një person derisa ishte duke e drejtuar veturën e tij dhe duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës ka humbur kontrollin mbi veturën, del jashtë rrugës duke u rrokullisur, i njëjti thuhet se është përplaset në një mur.
Si pasoj e aksidentit pasagjeri (mashkull) ka pësuar lëndime trupore dhe se i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë.