“Festivali i Kanës” është një ndër festivalet më të njohura të filmit nga e gjithë bota.
Ky festival mbahet në Francë, e njerzit më të njohur të showbizit marrin pjesë në këtë event, duke ecur mbi tapetin e kuq, shkruan lajmi.net.
Këtë vit, pjesë e këtij festivali ishte edhe modelja shqiptare, Aurela Hoxha.
Ajo kaloi mbi tapetin e kuq me një fustan të zi, i cili ishte tejet transparentë dhe ishte nga kreacioni që mban vulën e brand-it të saj.
Veshja e saj për këtë festival edhe u pëlqye mirëpo në të njëjtën kohë, u përfol shumë negativisht.
Shumë fansa të modeles shprehin se është një paraqitje “vulgare” nga ana e saj për një event kaq të njohur.