Veselaj – Gutaj: Fëmijët janë të parët në politikat tona! DKA-ja dhe IOM i bëjnë me kabinete tri shkolla në Prizren

0
422

Në SHFMU “Lekë Dukagjini”, SHFMU “Gani Saramati” dhe SHFMU “25 Maj” sot është bërë përurimi i kabineteve të Shkencave të Natyrës dhe të lëndëve tjera.

Ky projekt është bashkëfinancuar nga IOM dhe Komuna e Prizrenit, përkatësisht DKA-ja.

Luljeta Veselaj – Gutaj, drejtoreshë e arsimit në Komunën e Prizrenit, ka thënë se ky projekt do t’i ndihmojë nxënësit dhe mësimdhënësit e këtyre shkollave, teksa është zotuar për angazhimin e saj për realizimin e projekteve tjera, shkruan 04 Online.

“Fëmijët janë të parët në politikat tona!
📌Bashkë me përfaqësuesit e IOM-it, drejtor/e , nxënës dhe mësimdhënës bëmë përurimin e kabineteve të Shkencave të Natyrës dhe të lëndëve tjera me standardet më të mira bashkëkohore në Shfmu “Lekë Dukagjini”, Shfmu “Gani Saramati” e Shfmu “25 Maj”.
Është e domosdoshme për shkolla që të kenë laboratorë për orë praktike, kabinete për TIK e po ashtu edhe për art. Pjesa praktike është shumë e rëndësishme në kultivimin e mendimit kritik për të nxënë dije të reja, shkathtësi dhe kompetenca për punë.
Po angazhohemi që paralelisht në investimet me projektet e infrastrukturës shkollore të punojmë më shumë për rritjen e cilësisë si në mësimdhënie dhe mësimnxënie në shkollat e komunës tonë.
Mirënjohje për partnerët tanë IOM-it për kontributin e tyre në fushën e arsimit!

PërArsimCilësor ✍️”, ka thënë Veselaj – Gutaj./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here