Vesa për Mëgim Berishën: Kam menduar që është gay

0
216

Pas historisë që bëri bujë në media nga historia e tradhtisë mes Vesa Vllasaliut dhe futbollistit Mërgim Berisha.

Kjo e fundit ka bërë edhe një deklaratë tjetër që ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Ajo tha se për ish burrin e saj ka menduar se i takon komunitetit LGBT.

Gjatë një bisede ma vajzat e tjera në shtëpi ajo tha se dikur kishte një njohje me një djalë, por për të njëjtin person vite më vonë e kishe kuptuar se kishte pasur lidhje dashurie me kushëririn e saj.

“Më ka pëlqyer një herë një djalë shumë, edhe s’kam pasur kontakt me të më, duke folur duke folur, katër vite pesë vite më vonë, fola me kushëririn tim, kur më tha kam pasur diçka me të”, u shpreh ajo.

“Me mua ka shkruar këndej i dojke djemt. Ka edhe burra që janë të martuar që i duan djemtë, futbollistë ka shumë. Edhe ashtu ka. Të drejtën me thënë edhe unë kam menduar për burrin tim, 100 për qind kam menduar edhe për burrin tim”, u shpreh ajo.

Vesa në BBVK tregoi se ka qenë shtatzënë dhe se e ka humbur fëmijën.

Këtë ajo e kuptoi pas ndarjes.

Vesa tha se tradhtia i ka ardhur si thikë mbas shpinës nga shoqja e mirë.

“Nuk kam dashur që të mërziten mami dhe babi, ka ndodhur kur kemi qenë me shoqëri në Itali edhe patem shkuar se shoqja ka pasur ‘Bride to Be’. Më pas më ka penguar diçka në ushqim dhe më kanë dërguar në spital. Më kanë pyetur disa herë a jam shtatzënë, pas disa orëve kam pasur gjakderdhje. Më treguan se kam qenë shtatzënë dhe se e kam humbur më herët. Kam menduar se është një shenjë e Zotit që të largohem, akoma më dhemb. E kam kuptuar pasi jam ndarë me ish të fejuarin”, u shpreh ajo.

“Më ka ardhur thikë pas shpine nga shoqja. Kam qenë shoqe e mirë. E kemi prishur kontaktin pasi ka qenë tek unë në Turqi. Ka qenë me mua për me organizu dasmën. E kemi pas të ndarë ditën e dasmës, 15 korrik 2022. Të gjithë njerëzit e kanë ditur, dihet për interesin që ka pasur. Jeta duhet të vazhdojë”.

Ajo zbuloi gjithashtu se para se të hynte në BBVK, i kishte ardhur një letër nga ish-i fejuari i saj.

“Para se të hy në Big Brother më ka ardhur një letër prej avokatit të tij që të mos flas, ose e marrë një dënim”./Arbresh.info/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here