Përveç Arsenal, Tottenham, Newcastle e Everton, garës për Armando Brojën i është bashkuar edhe West Ham. “The Hammers” e kanë deklaruar publikisht interesin e tyre për sulmuesin e Chelsea-t.
Megjithatë në garën për shqiptarin West Ham nuk duhet të “kalojë” vetëm klubet e Premier League, por edhe Napolin e Interin në Seria A.
“The Hammers” duan që të përforcojnë sulmin duke qenë se para kanë nisjen e Conference League dhe ndër emrat që janë duke ndjekur me më shumë vëmendje është Broja.
20-vjeçari shqiptar ka shënuar 9 gola në 30 ndeshje në të gjitha kompeticionet për Southampton këtë sezon, ku ndodhej në formë huazimi.
Ndërsa me Chelsea-n ka bërë vetëm një paraqitje, por duhet theksuar se Broja ka kontratë deri në 2026-ën me “blutë” dhe do shihet në vijim nëse klubi londinez do e shesë shqiptarin, pasi pak javë më parë trajneri Thomas Tuchel shprehu pëlqim për lojën e Brojës./SS