Hendbollistja kosovare nga Bellanica e Malishevës, Venera Kafexholli jeton dhe vepron në Zvicërr bashkë me familjen e saj.
Portierja kosovare, Venera Kafexholli, karrieren e saj e ka nisur te ekipi zvicrran Spono Eagles, ku qëndroi për katër vite me radhë.
Në dy vitet e fundit ishte te skuadra BSV Stans, po ashtu skuadër zvicrrane, ku kishte paraqitje të mira, dhe mori mbështetje nga stafi e nga publiku.
Tashmë ajo është rikthyer prap te Ekipi ku kishte filluar karrierën e saj, dhe synimi i Venerës është që të zë vend në ekipin e parë të Spono Eagles.
Venera, vitin e kaluar ka luajt edhe për Kosovën U19 në Evropianin e Divizionit B. Ndërsa tani është kandidate për vend në Kombëtaren A të Kosovës në Hendboll në konkurrencën e femrave.
Si Hendbolliste në karrierë e sipër, ajo motivin e merr nga familja e saj, konkretisht nga babai i saj Asllan Kafexholli, i cili e mbështet dhe e përkrah vazhdimisht për të arritur suksese të reja në këtë sport të cilin ajo e don dhe e luan me plotë dëshirë.
Kosova është me fat që ka djem e vajza që na bëjnë krenar kudo në ekipet që ata/ato luajnë.
Edhe Venera, është njëra ndër to, të cilës i dëshirojmë suksese në karrierën e saj si Hendbolliste./Artan Ukaj