Vendoset gurthemeli i Qendrës së Zjarrfikësve në Suharekë

0
83

Në Suharekë është vendosur gurthemeli i objektit të ri të Qendrës së Zjarrfikësve, projekt i realizuar nga Komuna në bashkëpunim me Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, shkruan 04 Online.

Ky investim synon kushte më të mira për zjarrfikësit dhe rritje të sigurisë së qytetarëve në raste emergjencash.

“Vendoset gurthemeli i Qendrës së Zjarrfikësve

Sot është vendosur gurthemeli i objektit të ri të Qendrës së Zjarrfikësve. Ky projekt po realizohet nga Komuna në bashkëpunim me Shoqatën Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”.

Qendra e re do të ofrojë kushte më të mira për punëtorët zjarrfikës dhe do të ndihmojë në reagimin më të shpejtë dhe më efikas në raste të emergjencave.

Ky investim është i rëndësishëm për rritjen e sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjen e pronës e mjedisit në komunën tonë.”, thuhet në njoftimin e Komunës së Suharekës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here