Vendoset gur themeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në Izvor të Zveçanit

0
31

Policia e Kosovës ka njoftuar se është vendoset gur themeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit. 

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha, në mëngjesin e sotëm vendosën gur themelin e nënstacionit policor në fshatin Izvor të Komunës së Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë”, thuhet në njoftim. 

Vlera e projektit sipas Policisë thuhet se është rreth 700 mijë euro. 

“Në këtë nënstacion të ri, që do të ofrojë kushte të përshtatshme të punës për zyrtarët policorë, do të shërbejë policia kufitare, e cila ka në mandat mbrojtjen dhe sigurinë e kufirit dhe parandalimin e aktiviteteve ilegale ndërkufitare”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se të premten e javës së kaluar është vënë gur themeli i nënstacionit policor tek Ura e Lumit Bistricë e po punohet intensivisht në ndërtimin e objektit të Policisë dhe ARC-së në Leshak, ku është vënë gur themelin para një muaji. 

“Të gjitha këto investime po bëhen me qëllim të sigurimit të kushteve të dinjitetshme të punës për policët tanë, të cilët shërbejnë në këtë pjesë dhe ngritjes së kapaciteteve për ofrimin e sigurisë për vendin tonë”, thuhet në njoftim.

VIDEO:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here