Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që të kufizojë orarin e punës të disa kategorive për shkak të rritjes së konsiderueshme të temperaturave të larta në vijim, raporton Gazeta Sinjali.
MSH ka bërë të ditur se nga dita e nesërme, më 13 korrik deri më 20 korrik, në hapësirën e 1 jave disa kategori do të kenë lirim apo reduktim të orarit të punës.
Lehtësim në orarin e punës do të kenë gratë shtatzëna, ku MSH rekomandon se gratë në pamundësi për t’u liruar nga puna në këtë kohë, mund të punojnë nga shtëpia.
Gjithashtu lehtësim në orarin e punës sipas Ministrisë së Shëndetësisë do të kenë edhe punëtorët në sektorin e ndërtimtarisë – të cilëve u ndalohet puna në ambiente të hapura nga ora 11:00 deri në ora 17:00.
Më poshtë vendimet nga Ministria e Shëndetësisë:
1. Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 lirohen nga puna gratë shtatzëna.
2. Në rast të pamundësisë së lirimit nga puna sipas paragrafit 1 të këtij vendimi, gratë shtatzëna punojnë nga shtëpitë.
3. Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 ndalohet puna në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura gjatë orarit 11:00 – 17:00 në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.