Vendimi i mirë: Një qese 5 centë, 2 i merr shteti (VIDEO)

0
555

U premtua të hyjë në fuqi më 1 janar të këtij viti, por kjo nuk ndodhi as kur po kalon gjysma e shkurtit. Vendimi që qeset e plastikës të bëhen me pagesë u shty shkaku i plotësimeve që duhej bërë Udhëzimit Administrativ, por tash pasi edhe kjo u bë, zbatimi pritet të nis brenda javësh.

Sipas zëvendësministres së Mjedisit, Linda Çavdarbasha, një qese deri në 50 mikron do kushtojë 5 cent, 2 nga të cilat i shkojnë buxhetit të shtetit.

Për ambientalistët, ky vendim është jetik pasi zbërthimi i tyre në natyrë merr shumë kohë. Edhe bizneset e përkrahin këtë ide që për ta, tashti po ka kosto.

Vendimi për pagesën e këtyre qeseve do të kishte ndikim pozitiv në ambient. Për zbatimin e këtij vendimi, që në Shqipëri është në fuqi nga viti i kaluar, sfidë mbetet numri i vogël i inspektorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here