Vendim i madh në Barcelonë: Rashford blihet përfundimisht

0
72

“Telenovela” e Marcus Rashford duket se po shkon drejt fundit në versionin blaugrana. Barcelona ka marrë një vendim të qartë për të ardhmen e sulmuesit anglez dhe nuk ka ndërmend të presë deri në fund të sezonit.

Klubi katalanas është i bindur se Rashford do të vazhdojë të veshë fanellën blaugrana edhe pas këtij sezoni. Sulmuesi, aktualisht në huazim nga Manchester United, pritet të blihet përfundimisht për rreth 30 milionë euro, shifër që Barcelona e konsideron të përballueshme.

Vendimi është mbështetur fuqishëm nga trajneri Hansi Flick, i cili e sheh Rashford si pjesë të rëndësishme të projektit sportiv. Edhe pse nuk ka qenë lojtari më vendimtar, ndikimi i tij taktik dhe shkathtësia në sulm kanë bindur drejtuesit.

Nga ana tjetër, edhe në Manchester United kuptohet se koha e Rashford në “Old Trafford” po i afrohet fundit. Ndryshimi i ambientit ka qenë pozitiv dhe të gjitha palët janë pranë finalizimit të marrëveshjes.

Tashmë mbetet që Rashford ta shpërblejë besimin me paraqitje bindëse në fushë./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here