Vendi s’gjen qetësi | Të shtëna me kallash te lokali me muzikë live ‘Engjulli’ në Suharekë, 4 të plagosur

0
129

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në fshatin Topliqan në Suharekë, ku disa persona po dyshohen se kanë shkrepur armët në drejtim të një lokali. Motivi i tentim vrasjes akoma nuk dihet, ndërsa as të dyshuarit s’janë identifikuar, raporton Gazeta Sinjali.

Siç ka mësuar Sinjali ekskluzivisht, të dyshuarit kanë gjuajtur me kallashnikov në drejtim të lokalit me muzikë live ‘Engjulli’ në Topliqan, teksa ndodheshin në parking.

Për pasojë, katër persona kanë mbetur të plagosur dhe të njëjtit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal në Prizren.

Sipas informacioneve të para, përveç tyre, edhe një person tjetër ka pësuar plagë, i cili pas disa orësh është transportuar nga Suhareka për në spitalin rajonal.

Të njëjtat burime thonë se pronari i lokalit ka dhënë dëshmi para hetuesve policorë lidhur me rastin dhe tashmë janë siguruar edhe prova nga vendi i ngjarjes.

Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë nisur hetimet për incidentin dhe deri më tash është zbuluar se tre persona janë të përfshirë në këtë rast.

Hetimi tashmë është iniciuar si “Vrasje në tentativë” dhe është urdhëruar ndërmarrja e veprimeve të nevojshme për zbardhjen e rastit në plotni.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja. /Gazeta Sinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here