Vendi me përqindjen më të madhe të lindjeve jashtëmartesore në Evropë

0
390

Cilat vende evropiane e kanë përqindjen më të lartë të foshnjave të lindura jashtë martese.

Islanda është shteti që zë vendin e parë për lindjet jashtëmartesore. Të dytin e zë Franca kurse të tretin e zë Portugalia.

Turqia qëndron e katërta në listë duke u përcjellë nga Bjellorusia në vendin e 5-të dhe në të 6-in qëndron Maqedonia Veriore, shkruan Landgeist.com.

Kosova në këtë hartë qëndron në vendet me përqindje të ulët për lindjet jashtëmartesore me një përqindje prej 35.6%.

Normat e martesave kanë rënë, veçanërisht në Evropën Veriore dhe Perëndimore. Siç mund ta shohim, kjo sjell edhe lindjen e foshnjës nga prindër që nuk janë të martuar ose në një partneritet civil. Përqindja është më e larta në Islandë (69.4%), Francë (63.5%) dhe Portugali (60.0%). Pothuajse në të gjithë Evropën Veriore dhe Perëndimore, shumica e lindjeve ishin jashtë martesës.

Në Evropën Lindore, është nën 30% në shumicën e vendeve. Bullgaria është me përqindjen më të lartë, me 59.9%, një nga më të lartat në Evropë. Turqia (2.8%), Bjellorusia (13.0%) dhe Maqedonia e Veriut (13.7%) kanë deri tani përqindjet më të ulëta në Evropë.

Sipas ekspertëve këto shifra nuk do të thonë domosdoshmërisht se këta prindër nuk martohen kurrë. Mund të jetë se shumë shpejt pas lindjes së fëmijës së tyre, ata martohen ose marrin një partneritet civil. Të mos jesh i martuar nuk ka pse të jetë një gjë e keqe, megjithatë, ajo siguron njohje ligjore dhe avantazhe financiare potenciale për prindërit dhe fëmijën./Koha

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here