Vendet baltike i dhurojnë pajisje të rënda ushtarake amerikane Ukrainës

0
305

Estonia, Letonia dhe Lituania kanë dërguar antitanke dhe antiajrorë, të prodhuara nga SHBA-ja, në Ukrainë duke e bërë situatën edhe më alarmante për një pushtim të mundshëm së shpejti nga Rusia.

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve baltike kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët ku thonë se do të dërgojnë armatime në Ukrainë, pasi sipas tyre frika për pushtim nga Rusia është reale.

Ministrat e Mbrojtjes së Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, thonë se kanë marrë autorizimet e nevojshme nga SHBA-ja për të dërguar armë sa më shpejt të jetë e mundur në Ukrainë.

“Sot Ukraina është në ballë të ndarjes nga Evropa për shkak të konfliktit ushtarak me Rusinë. Le ta pranojmë, lufta në Ukrainë po vazhdon dhe është e rëndësishme të mbështesim Ukrainën në çdo mënyrë që mundemi, në mënyrë që ata të mund t’i rezistojnë agresorit. Sot kemi të gjithë autorizimin e nevojshëm të SHBA-ve për të dërguar armë, me këtë ne duam të tregojmë se mbështesim Ukrainën jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra. Aleatët janë të bashkuar, por gjithmonë kanë nevojë për ata që tregojnë iniciativë”, thuhet në njoftim.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka shprehur mbështetjen për nismën, duke vënë në dyshim se ndonjë sulm i mundshëm mund të nisë së shpejti.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ai shprehet se përshpejtoi dhe autorizoi vendet baltike të ndihmojnë Ukrainën për t’u mbrojtur nga ndonjë agresion i papërgjegjshëm i Rusisë.

Sipas deklaratës të vendeve baltike, Estonia do të sigurojë raketa antitank, ndërsa Letonia dhe Lituania do të ofrojnë raketa antiajrore dhe pajisje për të forcuar mbrojtjen ushtarake të Ukrainës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here