Klubi i basketbollit Vëllaznimi ka fituar trofeun e parë pas 29 vitesh, duke triumfuar në Ligën Unike, shkruan 04 Online.
Ekipi nga Gjakova mposhti Sigal Prishtinën në finale me rezultat 91:88 pas vazhdimeve.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar Vëllaznimin për këtë sukses historik.
Reagimi i plotë i Kurtit:
“Vëllaznimi i Gjakovës, kampion i Ligës Unike! Lojë shumë e barabartë dhe dramatike e të dyja skuadrave që nuk u dorëzuan për asnjë moment. Ndeshje që shkoi përtej kohës së rregullt e që në fund Vëllaznimi triumfoi ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 91-88. Urime basketbollistëve, klubit, tifozëve dhe të gjithë Gjakovës. Në edicionin e sivjetshëm të Ligës Unike vendin e tretë e zuri Besëlidhja e Lezhës.”