Vëllai sulmon vëllain në Prizren, përfundon në ndalim policor

0
290
Foto: Ilustrim

Një person me inicialet B.K., ka sulmuar fizikisht vëllain e tij B.K., derisa kishin qenë në shtëpi, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga burimet e Sinjalit mësohet se i dyshuari i ka shkaktuar lëndime trupore vëllait të tij, me ç’rast ky i fundit ka marrë edhe trajtim mjekësor.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se i dyshuari është dërguar për ekzaminim psikiatrik, pasi që sipas familjarëve ai ka sjellje agresive.

Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjemë Gigollaj” të Prizrenit.

Ndërkohë, me urdhër të prokurorit i dyshuari B.K., është ndaluar për 48 orë dhe rasti është cilësuar si “Dhunë në familje”./GazetaSinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here