Vedat Muriqi hyn në histori të Mallorcas, arrin kuotën e 50 golave në La Liga

0
89

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka arritur një tjetër moment historik në karrierën e tij, duke shënuar golin e 50-të në La Liga me fanellën e RCD Mallorca.

31-vjeçari realizoi me kokë në humbjen 1:2 ndaj Real Betis, një gol që nuk mjaftoi për rezultat pozitiv, por që shënoi një arritje të veçantë personale për sulmuesin prizrenas.

Që prej ardhjes së tij te Mallorca në vitin 2022, Muriqi është shndërruar në figurën kryesore të sulmit, duke kaluar shifrën e 130 paraqitjeve dhe duke u bërë golashënuesi i dytë më i mirë i klubit në La Liga, vetëm pas legjendës Samuel Eto’o, i cili mban rekordin me 54 gola.

Në sezonin aktual, Muriqi ka realizuar 16 gola në kampionatin spanjoll, duke vendosur rekord personal dhe duke u renditur ndër sulmuesit më produktivë të ligës. Me këtë formë, ai po forcon edhe më shumë statusin e tij si një nga lojtarët kyç të Mallorcas dhe një emër i rëndësishëm në futbollin spanjoll./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here