Vdes një person në Suharekë, dërgohet në Urgjencë pa shenja jete

0
340

Të enjten rreth orës 15:40, një person është dërguar pa shenja jete në Urgjencën e Suharekës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Suharekë / 21.12.2023 – 15:40. Raportohet se është dërguar në emergjence viktima mashkull kosovar, pasi që i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore. Sipas mjekut kujdestar, viktima është sjellë pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit përkatëse policore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here