Vdes një burrë në lokalin e tij në Prizren, Policia nis hetimet

0
663
Foto: Ilustrim

Një burrë ka vdekur dje në lokalin e tij në fshatin Lutogllavë të Prizrenit. Për rastin, tashmë kanë nisur hetimet, raporton Express.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

Sipas Policisë, djali i viktimës ka njoftuar Policinë se babai ishte alivanosur në lokal, dhe pasi ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.

“Fsh. Lutogllavë, Prizren (DM 784/741) 12.05.2023 – 15:12. Ankuesi  kosovar ka njoftuar policinë se babai i tij derisa ishte në lokalin e tij është alivanosur. Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor që ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Në konsultim me prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raport.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here