Vdes Martti Ahtisaari

0
144

Ish-ndërmjetësuesi kryesor i Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari, ka vdekur të hënën në moshën 86-vjeçare.

Siç ka bërë të ditur faqja zyrtare e Presidencës finlandeze, Ahtisaari vdiq në mëngjesin e së hënës në Helsinki.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e presidentit Martti Ahtisaari. Marti Ahtisaari besonte në njerëzit, qytetërimin dhe mirësinë, dhe ai jetoi një jetë të mrekullueshme, të jashtëzakonshme. Ai ishte presidenti i kohërave të ndryshimit, i cili e çoi Finlandën në epokën globale të BE-së”, ka thënë presidenti aktual finlandez, Sauli Niinistö.

86-vjeçari ishte presidenti i dhjetë i Finlandës, duke shërbyer nga 1994 deri në 2000, dhe i pari që u zgjodh përmes një votimi të drejtpërdrejtë popullor me dy faza, në krahasim me sistemin e mëparshëm të kolegjit elektoral.

Në vitin 2008, ai u bë finlandezi i parë që mori Çmimin Nobel për Paqe “për përpjekjet e tij të rëndësishme, në disa kontinente dhe më shumë se tre dekada, për të zgjidhur konfliktet ndërkombëtare” përfshirë Kosovën, Irakun, Namibinë dhe Indonezinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here