Në magjistralen Suharekë-Shtime raportohet se në afërsi të një restoranti është gjetur trupi i një burri.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, prokurori i shtetit dhe një ekipe e urgjencës. Nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një veturë të cilën dyshohet se e ka përdorur viktima. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.