Vdekja në rrethana tragjike e 24-vjeçarit në Prizren, Policia zbardhë detajet e fundit për rastin

0
270

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pasditen e së dielës në zonën malore mes fshatrave Lubizhdë dhe Skorrobisht të Prizrenit, ku një i ri ka humbur jetën në rrethana që kanë tronditur familjarët dhe komunitetin lokal.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, viktima është identifikuar si Anton Tunaj, 24 vjeç, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë pasi është qëlluar me një armë zjarri që po e provonte për ta blerë nga njëri prej shokëve të tij.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe Policia e Prizrenit, e cila ka zbardhur detajet e fundit për ngjarjen tragjik.

“Sot me datë 11.05.2025 rreth orës 18:20 në Stacionit Policor Prizren- Veri, dy persona njeri 24 dhe tjetri 23 vjeçar kane raportuar në se derisa janë takuar me një person të tret- viktimën A.T. 24 vjeçar dhe ia kanë dhënë një pistoletë, për të ia shitur”.

“Viktima posa e ka marr armën ka shkrepur me armë në drejtim të vetes së tij. Patrulla policore menjëherë është nis në drejtim të vendit të ngjarjes. Është njoftuar emergjenca dhe njësitet përgjegjëse gjithashtu. Në vendngjarje mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të Prokurorin trupi i pa jetë dërgohet për ekzaminim në IML”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht se si ndodhi rasti.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur sot pas orës, kur dy të rinj – S. J. dhe D. B. – së bashku me viktimën, ishin ngjitur në një zonë pyjore për të testuar një armë të tipit revole.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali, ata kanë deklaruar para hetuesve se se Tunaj kishte shfaqur interesim për ta blerë armën.

Sipas versionit të tyre, pasi Tunaj kishte shkrepur tri herë në tokë për ta testuar armën, papritmas kishte drejtuar revolen nga koka dhe kishte shtënë mbi veten. Të tronditur, ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe janë paraqitur në polici për të raportuar rastin.

Ndërkohë, njësitet e hetimeve dhe forenzikës, nën drejtimin e Prokurorit të Shtetit, janë duke kryer veprimet hetimore për të ndriçuar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje, përfshirë origjinën e armës dhe qëllimin e saktë të takimit.

Të dy të rinjtë janë momentalisht të shoqëruar dhe nën mbikëqyrje policore, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në koordinim të plotë me Prokurorinë.

Kjo ngjarje e rëndë, e cila përfundoi me humbjen e jetës së një të riu, ka lënë pas pikëllim të thellë dhe shumë pikëpyetje që autoritetet pritet t’i ndriçojnë në ditët në vijim.

Gazeta Sinjali do të përcjellë të gjitha zhvillimet nga ky rast i dhimbshëm./Gazeta Sinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here