Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e një punëtori në vendin e punës në Prizren.
Sipas raportit, ai ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime.
Policia ka arrestuar dy persona për këtë rast të cilët janë dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJE E PAISJEVE MBROJTËSE
Rr. Besim Shala, Prizren / 30.07.2025 – 12:45. Raportohet se viktima mashkull kosovar duke punuar është rrëzuar nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Lidhur me rastin viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit ku mjeku ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse, inspektorët e punës dhe prokurori. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.