Vdekja e një personi në stacionin policor në Suharekë, IPK rekomandon suspendimin e një rreshteri dhe dy policëve

0
81

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në stacionin policor në Suharekë, ku një person që ishte i ndaluar si i dyshuar për një rast të dhunës në familje, ka vdekur. I njëjti dyshohet se është vetë-ngulfatur brenda dhomës së ndalimit në stacion policor, shkruan Gazeta Express.

Lidhur me këtë rast, Inspektorati Policor i Kosovës bazuar ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë, një rreshter e dy policë, të cilët janë punonjës në këtë stacion në Suharekë, Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren.

‘‘Bazuar në pozitat dhe përgjegjësitë konkrete të zyrtarëve në fjalë, dhe nga veprimet e ndërmarra hetimore, në këtë fazë ekziston dyshimi i arsyeshëm se me veprimet apo mosveprimet e tyre nga zyrtarët policorë mund të ketë pasur neglizhencë të mundshme në përmbushjen e detyrave zyrtare, veçanërisht në aspektin e garantimit të sigurisë së personit të ndaluar’’, thuhet mes tjerash në reagimin e IPK-së.

Nga IPK është thënë se suspendimi i përkohshëm paraqet masë të përkohshme mbrojtëse, në funksion dhe interes të garantimit të integritetit të hetimit që po zhvillohet lidhur me këtë rast, si dhe të shmangies së çdo ndikimi të mundshëm në procesin hetimor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here