Vdekja e 67-vjeçares në Dragash: Arrestohet kunata e viktimës, dyshohet se e vrau me mjete të forta

0
289

Një grua është arrestuar për vdekjen e 67-vjeçares, N.A, në fshatin Kuk të Dragashit.

Ajo është arrestuar nën dyshimin për veprën penale “vrasje e rëndë”.

E arrestuara, N.A e kishte goditur disa herë më mjete të forta viktimën në pjesë të ndryshme të trupit, ku si pasojë ka ardhur deri te vdekja e viktimës.

‘’Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së viktimës S.D., në fshatin Kuk – Komuna e Dragashit, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe ekzaminimeve mjeko-ligjore të viktimës, kemi arritur të sigurojmë prova materiale relevante lidhur me rastin, që vërtetojnë dyshimin e bazuar se e dyshuara N.A., e ka goditur disa herë më mjete të forta viktimën në pjesë të ndryshme të trupit, ku si pasojë ka ardhur deri te vdekja e viktimës. Në rastin konkret e njejta, dyshohet për veprën penale “Vrasje e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Me urdhër të prokurorit e njëjta është ndaluar për 48 orë. Për veprimet tjera hetimore, prokuroria do t’ju mbajë të informuar’’, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prizren.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here