Vazhdon rritja e çmimit të produkteve esenciale në Kosovë

0
427

Ditëve të fundit në Kosovë përveç çmimit të naftës është vërejtur rritje e çmimeve edhe të disa prej produkteve esenciale ushqimore.Çmimi për një litër vaj ushqimor sot shkon deri në 2,29 euro, pese kilogramë miell deri në 4,15 euro, pesë kilogramë sheqer deri në 4,20 euro.Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në muajin shkurt 2022 në Kosovë çmimi për një litër vaj ishte 1.69 euro, çmimi për një kilogramë miell ishte 0.66 euro, ndersa çmimi për një kilogram sheqer 0.87 euro.

Çmimi i vajit ushqimor, 09.03.2022/
Në disa dyqane, afër paketimeve të vajit dhe miellit shkruan që produkti është i limituar dhe qytetarëve u lejohet të blejnë vetëm një pako vaj ushqimor dhe dy pako miell.
Lidhur me rritjen e çmimeve të bukës dhe miellit, Bashkim Zejnullahu nga Shoqata e Mullisëve të Kosovës, tha sot se çmimet aktuale të tregut që janë në Kosovë janë shumë më të lira se në rajon.Ndërsa Muhamet Farizi nga kjo shoqatë tha se sot kanë pasur një takim me kryeministrin Albin Kurti dhe kanë konstatuar se Kosova ka sasi të konsiderueshme të grurit.“Ka sasi të konsiderueshme që edhe për tre muaj tjerë të bluhen dhe të furnizohet popullata”, ka thënë Farizi.Ata thanë Kosova nuk importon grurë dhe miell nga Rusia dhe Ukraina.

Çmimi i miellit. 09.03.2022/
Ndërsa çmimi për pesë kilogramë sheqer sot në disa prej dyqaneve të Kosovës shkon deri në 4, 20 euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here