Vazhdon numërimi i votave me postë, kush nga kandidatët po kryeson me vota?

0
129

Një javë pas zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, rezultati i përgjithshëm i zgjedhjeve është ende në proces numërimi, me Vetëvendosje (VV) që ka siguruar një fitore të qartë me 50.16% të votave. Pas VV, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 20.66% të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka arritur 13.42%.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 5.6% të votave, ndërsa Nisma e Fatmir Limajt ka mbetur jashtë Parlamentit pasi nuk ka kaluar pragun zgjedhor. Deri tani, janë numëruar vetëm votat e rregullta dhe ato nga përfaqësitë diplomatike. Numërimi i votave me postë ka nisur, pasuar nga ato me kusht dhe ato të personave me aftësi të kufizuara.

Kandidatët më të votuar nëpër parti

Sipas rezultateve të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), kandidatët më të votuar për secilën parti janë:

  • VV: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla
  • PDK: Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili, Sala Jashari
  • LDK: Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti, Doarsa Kica-Xhelili
  • AAK: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Agim Çeku

Numërimi vazhdon dhe priten përditësime të tjera për rezultatet përfundimtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here