Vazhdon moti i paqëndrueshëm: Vranësira dhe reshje të pakta sot në Kosovë

0
42

Sot vendi pritet të përfshihet nga një mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurta me diell. Sipas parashikimeve, gjatë ditës mund të ketë reshje të pakta dhe lokale shiu, kryesisht në disa zona të izoluara të vendit.

Era do të fryjë nga verilindja me intensitet mesatar deri në të fortë, duke arritur shpejtësi prej 15 deri në 38 km/h, çka mund të ndikojë në rënien e mëtejshme të temperaturave.

Në aspektin termik, minimalet do të jenë mes 5 dhe 8 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të lëvizin nga 6 deri në 11 gradë Celsius./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here