Vazhdon drama Lela-Leo, ky është veprimi i fundit

0
95

Pas disa ditësh spekulimesh në rrjetet sociale mbi një krizë në marrëdhënien mes Leos dhe Leles, situata duket gjithnjë e më e paqartë.

Dyshja, e cila u njoh dhe u lidh gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova, ka qenë një nga çiftet më të përfolura të reality show-t dhe më të ndjekurit në rrjete sociale.

Së fundmi, ndjekësit kanë vënë re disa lëvizje që kanë ngritur pikëpyetje. Fillimisht, Leo dhe Lela hoqën të gjitha fotot e përbashkëta nga llogaritë e tyre në Instagram, një veprim që shumë fansa e interpretuan si shenjë të ftohjes në marrëdhënie.

Më pas, Lela ndaloi së ndjekuri Leon në Instagram, duke lënë të kuptohet se diçka nuk po shkon mes tyre, ndërsa Leo vazhdon ende ta ndjekë atë.

Me mungesën e postimeve të përbashkëta dhe veprimin e fundit të Leles, ndjekësit po pyesin nëse historia e tyre e dashurisë ka marrë fund apo nëse çifti po kalon një periudhë të vështirë.

Mbetet për t’u parë si do të zhvillohet situata në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here