Basketbollistet e KB “Junior 06” janë finalistet e para të basketbollit femëror në Kosovë për gruposhat U-16. Ato kanë eliminuar skuadrën e Pejës pas dy fitoreve të njëpasnjëshme.
Fillimisht në duelin e parë, të zhvilluar në Rahovec, vashat prizrenase patën triumfuar ndaj pejaneve me rezultat 66:50.
Ndërkaq, edhe sot, në ndeshjen e kthimit, “Junior 06” mposhti “Pejën 03” në Pejë me shifrat 54:37. Kësisoj, basketbollistet e KBF “Junior 06” janë finalistet e para të ligës së femrave për U-16. Ato do ta kërkojnë tirullin e kampionatit në ballafaqim me fituesin e gjysmëfinales së dytë: Vushtrria Basket – Kerasan Prishtina.
Përndryshe, kjo do të jetë hera e katërt në finale e kësaj skuadre, e cila shpreson dhe beson se këtë vit do të pajisen me titullin e më të mirave në Kosovë për këtë rang garash./V.B.