Sot pritet mot me diell dhe temperatura jashtëzakonisht të larta, duke sjellë rrezik për dehidrim dhe goditje të nxehtësisë, sidomos për ata që qëndrojnë jashtë për periudha të gjata, shkruan 04 Online.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi prej 10 deri në 35 km/h.
Temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 34 deri në 37°C./04 Online