Vajzat dhe djemtë nga Komuna e Suharekës po na bëjnë krenar me sukseset e tyre në shumë sporte.
Sukseset kishin filluar nga sporti i futbollit, basketbollit, volejbollit e tani edhe në not.
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se Era dhe Rea po na nderojnë me sukseset e tyre në Kampionatin e Notit në Kosovë.
Era Gashi – dy medalje (medalje e artë) dhe një vend i dytë (medalje e argjendë).
Rea Gashi – 3 vende të dyta (medalje të argjendë) dhe një vend i tretë (medalje e bronztë).
Në këtë vit qyteti jonë ndryshe ka marrë emrin e qytetit të kampionëve, pasi që FC Ballkani është shpallur kampion i Superligës në Kosovë, Golden Eagle Ylli në Superligën e basketbollit u shpall për herë të dytë kampion, po ashtu kampione në volejboll në garat republikane, ku vajzat nga ShMU “Dituria” – Samadrexhë, zuri vendin e parë duke u shpallur Kampion Republikan./SO