Nutricionisti i njohur, Altin Joka, i ftuar në një intervitë, ai ka folur për rëndësinë e përzgjedhjes së frutave dhe perimeve më të mira dhe pa hormone në treg.
Ai u ndal dhe në rëndësinë që ka mënyra e trajtimit në kushte shtëpie të perimeve dhe frutave për të larguar pesticidet deri në 90 %, pasi në lëkurën e shumë frutave janë të përqëndruara enzima të ndryshme, vitamina, minerale dhe antioksidantë të dobishëm të cilat për trupin tonë janë mjaft të nevojshe.
I dha fund martesës 10-vjeçare, Meloni në lidhje dashurie me një deputet?
Po cila është mënyra më e mirë për të larguar kimikatet apo çdo bakter nga frutat dhe perimet e blera në treg?
“Ne duhet të kemi një furçë pastrimi për të gjitha zarzavatet, por duhet që t’i lëmë 10 minuta në ujë, e më pas të nisim pastrimin. Futja në ujë e produkteve heq 69-73 % të pesticideve nga produktet.
Ne duhet të përdorim për pastrim uthullën e mollës apo uthullën e rrushit, pasi është një pastrues i mirë, p.sh: Në një litër ujë duhet të vendosim një sasi të vogël uthulle 5-6 lugë, kështu pastrojmë një përqindje të madhe të pesticideve.
“Kësaj here mos dështo”, Getinjo “tallet” me Bleron pas hyrjes së Edona James në BBVK
Më pas mund të përdorim për pastrim kripën, 4 % kripë në një litër ujë është ideale për pastrim. Kemi dhe sodën e bukës që heq gjithashtu një sasi të madhe të pesticideve”, thekson nustricionisti.
I pyetur nga moderatorja se kë do të veçonte më shumë, kripën, uthullën apo sodën e bukës, nutricionisti thotë se më e rëndësishme është larja me kripë dhe zierja për 2-3 minuta.